Zjarrvënësit/ Rama ‘i tërheq veshin’ prokurorëve dhe gjykatësve: Zbatoni ligjin, deri në 15 vite burg për këtë soj kriminelësh

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, ndërsa i bën apel prokurorëve dhe gjykatësve që të zbatojnë ligjin, për këta që ai i quan kriminelë.

Rama thotë se duhet të zbatohet ligji për këta persona, i cili parashikon deri në 15 vite burg.

Kreu i qeverisë përgëzoi Policinë e Shtetit për punën gjatë këtyre ditëve.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.

Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad