Gazetari Arjan Çani tha se Sali Berisha u detyrua të lërë pushtetin në 2013 nën presonin e amerikanëve.
Çani tregoi se 10 ditë para zgjedhjeve Berishës i shkoi në zyrë zyrtari i lartë i CIA-s që sipas tij i kërkoi të hapte rrugën për rotacion politik.
“Të gjithë e dimë, edhe pse nuk thuhet publikisht; Berisha pati një presion 10 ditë e fundit para zgjedhjeve. Ka ardhur zëvendësi i CIA-s, të gjithë gazetarët e dinë dhe Berisha s’e ka mohuar asnjëherë.
Pati një presion atëherë: “zotëri do hapësh krahun”. Ramës nuk di t’i ketë thënë njëri zotëri do bësh zgjedhje të rregullta, ndryshe të tërheqim zvarrë”, tha Çani.
Ai tha se në Shqipëri nuk janë bërë ndonjëherë zgjedhje, me përjashtim të vitit 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime.
Kjo, sipas tij ndodhi pasi për herë të parë në 30 vjet Berisha nuk i preku zgjedhjet.
Çani u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit ka prova pafund që tregojnë se vota u tjetërsua.
“Këtu zgjedhje nuk janë bërë ndonjëherë, me përjashtim të 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime. Me sa duke për herë të parë në historinë e këtyre 30 viteve doktori vendosi të mos i prekte zgjedhjet.
Sot duam s’duam ne ka prova pafund që administrata është përfshirë, heqja e numëruesve të opozitës, heja e logos, këto e tjetërsojnë votën.
Mos ta quamë vjedhje, por është tjetërsim vote. Kjo nuk bëhet në 1 ditë , premtimet për pensionet dhe rrogat s’u hodhën kot.
S’kisha ndonjë dyshim që do fitonte pushteti, por s’ma priste mëndje që do merrte Tropojën dhe Kamzën, Shkodrën edhe e prisja”, tha Çani.
Burimi: Euronews