Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kur na ndajnë tre ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, sot në Tiranë vjen zyrtari i lartë i SHBA, Gabriel Escobar, ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit shqiptar.
Mësohet se takimet e Escobar do të nisin sot në orën 16:00 me kryeministrin Edi Rama. Më pas në orën 17:00 zyrtari i larta i SHBA do të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj.
Më pas Escobar do të vijojë me takimet e ditës së nesërme me zyrtarë të opozitës. Mësohet se ai do të zhvillojë një takim me kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputetet Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Më pas Gabriel Escobar do të takohet edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.