10 njerëzit më të pasur të historisë

0
666
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cili kishte më shumë para John D. Rockefeller apo Genghis Kahn? Është një pyetje e thjeshtë por që kërkon një përgjigje të vështirë. Renditja e 10 persona më të pasur të gjitha kohërave në botë është bërë nisur nga intervista e akademikëve ekonomistë dhe historian. Kjo është një listë e debatueshme që përpiqet të rendisë figurat historike mbi bazën e influencës ekonomike.

10. Genghis Khan
Ka jetuar: 1162-1227Vendi: Perandoria Mongole
Pasuria: Shumë tokë
Genghis Khan është padyshim lideri ushtarak më i suksesshëm i të gjitha historisë botërore. Si lider i Perandorisë Mongole ai ka kontrolluar perandorinë më të madhe që ka ekzistuar ndonjëherë.

9. Bill Gates
Ka jetuar: 1955-
Vendi: SHBA
Pasuria: $78.9 miliardë
Ai është personi më i pasur që jeton ende. Bill Gate sipas përllogaritjeve të këtij viti të revistës “Forbes”, themeluesi i Microsoft ka një pasuri prej 78.9 miliardë dollarë, rreth 8 miliardë më shumë se bashkëthemeluesi i firmës Zara, Amancio Ortega, që është i dyti më i pasur.

8. Alan Rufus (Alani i Kuq)
Ka jetuar: 1040–1093
Vendi: Angli
Pasuria: $194 miliardë
Ai vdiq me rreth 11 mijë paund, por më herët pasuria e tij ishte sa 7% e GDP-së së Anglisë në atë kohë.

7. John D. Rockefeller
Ka jetuar: 1839–1937
Vendi: SHBA
Pasuria: $341 miliardë
Rockerfeller nisi të investojë në industrinë e hidrokarbureve në vitin 1863 dhe 17 vite më pas kompania e tij kontrollonte 90% të prodhomi të naftës në SHBA.

6. Andrew Carnegie
Ka jetuar: 1835–1919
Vendi: SHBA
Pasuria: $372 miliardë
Rockefeller njihet për shkak të medies si personi më i pasur në historinë e amerikës, por në të vërtetë ai është Andrew Carnegie. Emigranti skocez shiti kompaninë e tij U.S. Steel tek J.P. Morgan për 480 milionë në vitin 1901.

5. Joseph Stalin
Ka jetuar: 1878–1953
Vendi: Bashkimi Sovjetik
Pasuria: Kontrolli i të gjithë vendit me 9.6% GDP globale
Stalini është një figurë jo e zakonshme e historinë moderne ekonomike; një diktator me kontroll absolut të pushtetit.

4. Akbar I
Ka jetuar: 1542–1605
Vendi: Indi
Pasuria: Perandori me 25% të GDP-së globale
Perandori më i madh i Indisë, Akbar është perandori më i suksesshëm në vjeljen e pasurisë nga duar e popullit.

3. Emperor Shenzong
Ka jetuar: 1048–1085
Vendi: Kinë
Pasuria: Perandori me 25-30% të GDP-së globale
Dinastia Song në Kinë (960 – 1279) ishte një nga perandorit më të fuqishme ekonomikisht të gjitha kohërave.

2. Augustus Caesar
Ka jetuar: 63 BC–14 AD
Vendi: Romë
Pasuria: $4.6 trilionë
Jo vetëm udhëhiqte një perandori që kishte 25-30% të GDP-së globale, por në një pikë pasuria personale e tij ishte sa 1/5 e ekonomisë së perandorisë së tij.

1. Mansa Musa
Ka jetuar: 1280–1337
Vendi: Mali
Pasuria: I pasur sa nuk mund të përshkruhet
Mansa Musa, mbreti i Timbuktu, cilësohet si një njerëzit më të pasur në histori. Ai drejtonte mbretërinë afrikane që ishte prodhuesja më e madhe e arit në botë. Pasuri a e tij nuk mund të përcaktohet pasi termat për ditët e sotme janë të pamundura. Ai ishte aq i pasur sa që pelegrinazhi i tij në Mekë shkaktonte krizë të shkëmbimit të monedhës në Egjipt. Ai kishte një ushtri prej 200 mijë personash, përfshirë 40 harkëtarësh – ushtri që edhe superfuqitë moderne e kanë vështirë ta kenë.

Zjarr Tv Ad