“Djemtë e babit”, këta janë 10 çunat milionere të Tiranës dhe jeta super luksoze që bëjnë

0
3532
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erik Fullani: Erik Fullani është djali i ish guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Ai spikat gjithnjë për veshjet e zgjedhura me shumë kujdes, gjithnjë të markave të shtrenjta dhe sigurisht lifestyle-in me makina të bukura dhe pushime të çmendura.

Martin Mane: Martini është djali i Samir Manes, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri. Familja e tij menaxhon dhe posedon një numër të madh biznesesh dhe aksionesh.

Kjo justifikon edhe jetën e bukur që djaloshi 20 vjeçar bën.

Dejvi Hoxholli: Një tjetër 20 vjeçar i cili bie në sy për pasionin për makinat e shtrenjta. Dejvi ka studiuar në Londër dhe familja e tij merret me biznes.vjeçar bën.

Vis Bajraktari: I njohur ndryshe si i dashuri prej shumë vitesh i Lori Hoxhës, Visi mbahet si një ndër djemtë më simpatikë të brezit të tij dhe që ndër të tjera bën edhe një jetë mjaft të mirë.

Tedi Ngjela: Tedi gjithashtu është një nga djemtë më In të jetës në Tiranë. Gjithnjë i dukshëm nëpër mbrëmje gala apo festa të rëndësishme.

Rejd Sheqi: Rejd Sheqi nuk nguron asnjëherë të postojë foto të jetës së tij dhe ndër të tjera ekspozon edhe bizneset. Ndër to edhe ekzkluziviteti i shampanjës “Armantdebrignac Ace of Spades” dhe “Belaire”.

Belind Luli: Një tjetër figurë e e hasur shpesh në Tiranë. Belindi njihet për pasionin për motorrat dhe makinat e shtrenjta. Familja e tij merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Fatmir Hysenbelliu: Futbollist dhe djali i Irfan Hysenbelliut, pronar i “News 24, Balkan Ëeb, Radio Rash, Panorama, Gazeta Shqiptare, Birra Korça etj”.

Ledio Ruçi: Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi punon tek ANTA, agjensia ndërkombëtare e trafikut ajror.

Denion Mejdani: Djali i ish presidentit Rexhep Mejdani, i njohur për mbarëvajtjen e disa bareve dhe club-eve në kryeqytet.

 

Zjarr Tv Ad