Pas një shpërthimi të premten e kaluar, më 15 korrik, një stuhi diellore pritet të godasë Tokën gjatë kësaj jave, goditja nga kjo stuhi pritet të sjell probleme në rrjetin e energjisë dhe sistemet GPS.
Siç theksohet nga shkencëtarët, kohët e fundit ka pasur shumë aktivitet diellor. Sipas agjencive amerikane dhe britanike të motit, stuhi të veçanta gjeomagnetike goditën Tokën në mars 2022.
Edhe pse stuhitë gjeomagnetike ndoshta nuk shkaktuan dëme, ato sollën vëmendjen për dëmin e mundshëm që stuhitë më të fuqishme mund të shkaktojnë në të ardhmen.
Një stuhi gjeomagnetike e klasës G1 goditi Tokën në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar aurora të ndritshme mbi Kanada. Por askush nuk e vuri re këtë stuhi dhe kur u pa ishte tepër vonë.
Një njollë gjigante diellore në sipërfaqen e diellit dhe filamente në sipërfaqen diellore i bënë astronomët të shqetësohen për shpërthimet e mundshme diellore dhe nxjerrjet e masës koronale (CMEs) që mund të shkaktojnë probleme në Tokë.
Të premten, u dha lajmi për një shpërthim masiv diellor që mund të shkaktojë ndërprerje të sinjaleve radio në mbarë botën.
“NASA parashikon fillimin e ndikimit në sistemin GPS dhe sinjalet radio rreth datës 19 korrik. Këto ndërprerje mund të ndikojnë në sistemet e navigimit GPS, të cilat mund të sjellin anomali tek avionët dhe anijet e vogla. Përveç kësaj, nuk mendohet të ketë pasoja të tjera.