“Lufta” mes socialistëve në Vlorë, PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës.

Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar diten e sotme. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish deputeti i PS, Fate Veliaj.

Caktimi i kandidatit për bashkinë e Vlorës u kthye në një kokëçarje për kryeministrin Rama për shkak të faktit se baza ishte për Flamur Mamajn, kurse nga “lart” kishte marrë pëlqimin Ermal Dredha.

Ndryshe nga qytetet e tjera ku vullneti nga sipër nuk diskutohet nga baza, e cila ka prirjen të vihet rresht pas linjës së partisë, duket se situata ka dalë nga kontrolli në Vlorë duke bërë që të shkojë vetë Rama për të sheshuar debatet.

Lexo po ashtu
Jo më kot, Rama e nisi fjalimin e tij në kryesinë e PS-së së Vlorës duke fshikulluar deputetët, të cilët sipas tij kanë mbështetur kandidatë të caktuar.

Nisur nga situata e krijuar, Rama duket se nuk ka marrë përsipër të vendosë veton për kandidatin e Vlorës duke thirrur kryesinë që të votojë me votë të fshehtë nëse duan Ermal Dredhën apo Flamur Mamajn që t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit.

Tensionet

Emri i Ermal Dredhës është mbështetur nga deputetët e PS-së, të cilët kanë dashur vendosjen e tij në krye të bashkisë së Vlorës, ndërkohë që Flamur Mamaj ka rezistuar duke marrë pas vetes bazën. Situata u kthye në shumë shqetësuese në Vlorë për shkak të këtij rivaliteti duke rrezikuar që çarja të bëhej e madhe.

Zjarr Tv Ad