E hënë, Gusht 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Maestro tregon sa paguhet si tenor në Shqipëri dhe nuk është pak

Maestro tregon sa paguhet si tenor në Shqipëri dhe nuk është pak

0
273

Armaldo Kllogjeri ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ne si Maestro, teksa ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, zbuloi se sa paguhet si tenor dhe pse u rikthye në Shqipëri pas emigrimit.

Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe.

“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, deklaroi ai, duke vijuar më pas:

“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro

Zjarr Tv Ad