Arben Malaj denoncon zyrat postare: Po vjedhin pensionistët, shërbimi falas taksohet me 1000 lekë

0
366
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka denoncuar një skandal që po zhvillohet në zyrat postare në kurriz të pensionistëve.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Malaj ka sjellë rastin e një pensionisti, i cili shprehet se ai taksohet 10 mijë lekë të vjetra çdo muaj nga zyrat postare.

Sipas Malajt, diçka e tillë është e patolerueshme dhe në shkelje flagrante të ligjit, pasi ky shërbim për pensionistët është falas.

Malaj vijon më tej duke thënë se vjedhja nuk po bëhet nga shteti, por nga punonjësit, ose siç i quan ai hajdutët e zyrave postare, ndërsa kërkon që autoritetet përgjegjëse të marrin masa për të parandaluar këtë anomali dhe korrupsionin e hapur që po zhvillohet në dyert e institucioneve shtetërore dhe në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.

Postimi i plotë i Arben Malaj:

Mos i vidhni pensionistët! E frikshme të mendosh që shumica dërmuese e punonjësve në çdo nivel të qeverisjes dhe në çdo institucion të saj përligjin vjedhjen e pensionistëve dhe qytetarëve, si një të drejtë që i japin vetvetes.

Në këtë rast pensionistët nuk po i vjedh shteti. Por hajdutët në zyrat postare, të cilët ju mbajnë 1000 lekë pensionistëve që e marin pensionin tek zyrat postare. Kur ky shërbim është falas.

Nuk eshte rasti i vetem….

Pershendetje,

Z.Arben.Jam nga Novosela e Vlores.

Tani po te shkruaj per nje shqetesim,vertet shqetesim

Posta shqiptare, pa te drejte, takson pensionistet me 1000 leke ne muaj. A eshte kjo e drejte??

Denoncuesi ka plotesisht te drejte – terheqja e pensionit direkt tek posta eshte falas.

Hapi i pare duhet transparence maksimale per sherbimet falas.

Ne cdo zyre postare duhet te vendoset tabela dalluese e ISSH, Pensionet terhiqen falas.

E dyta duhet te auditohen zyrat postare ne menyre periodike.

E treta cdo ankese nuk duhet nen vleftesohet.

Duhet ta ndalim kete ndjese te pergjishme te vete-perligjjes qe ushqejne perhapjen epidemike te korrupsionit.

Zjarr Tv Ad