Erion Veliaj mbetet në burg! Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën për kryebashkiakun e Tiranës

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg, pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar.

Ndonëse Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet dhe kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për t’u larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat, Apeli vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmenin Elman Abule, Apeli i Posaçëm e la në arrest shtëpie, ndërsa në seancën u mbajt pak më herët për Ajola Xoxën, u la në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj.

Sipas hetimeve të SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Ajola Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Të gjitha këto biznese dhe OJF, tashmë të futura në regjistrin e veprave penale, përdoreshin sipas SPAK që përmes transaksioneve të ndryshme të futnin në sistemin bankar paratë e fituara. Ky qëllim sipas SPAK do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e Elman Abules dhe familjarëve të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad