E diel, Korrik 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “E tregoi që është burrë shteti dhe jo frikacak”, Kryemadhi flet për...

“E tregoi që është burrë shteti dhe jo frikacak”, Kryemadhi flet për listat e opozitës: Në 11 maj do të votoj Ilir Metën dhe Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme

0
144
Zjarr Televizion Adccccc

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar që vota e saj në zgjedhjet e 11 Majit do të shkojë për Ilir Metën.

Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit deputetja e Partisë së Lirisë është shprehur se përgjatë kësaj fushate do të punojë për opozitën.

“Do punoj për opozitën dhe sigurisht si deputete si ish-deputet si të doni ju si një nga themelueset e LSI, si një nga kontribuset kryesore të LSI si një nga deputete e LSI që gjithmonë kam marrë mandatin në një nga zonat më të vështira, e kam mandat gjaku.

Vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme dhe sigurt që do shkojë në listën e hapur për Ilir Metën. Si një nga njerëzit kryesore dhe kontributorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri”, thotë Kryemadhi, teksa me një përllogaritje që ka bërë u bën thirrje të gjithë atyre miqve dhe njerëzve që i kanë besuar asaj në zgjedhjet e 11 Majit të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë, njeri i cili sipas saj ka kontribuar në stabilizimin dhe jetën politike në Shqipëri dhe me vendimin e tij për të marrë pjesë në listat e hapura e tregoi dhe njëherë që është burrë shteti dhe jo “frikacak”.

“Unë kam pasur plan të kandidoj e pavarur por duke ditur llogjikën e Metës dhe rrethanat që ndodhet PL në shtator jam tërhequr për të mos kandiduar. Sot me ligjin aktual një kandidat i pavarur del me 15 mijë vota në Tiranë, ndërsa në listën e hapur duhen 30 mijë vota. Unë shumë e mençur nuk jam pro dhe budallaqe nuk jam Metës i duhen mbi 30 mijë vota për të dalë vota për të garantuar vendet e 2 deputetëve që kanë hyrë në listën e mbyllur, dhe u bëj thirrje atyre që kanë besuar te unë që të shkojnë të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Ndërkohë një paralajmërim ka pasur edhe për Endrit Brahimllarin, ish-kolegun e saj i cili “tradhtoi” Partinë e Lirisë dhe u pozicionua krah Partisë Socialiste ku dhe me vendim të Kryesisë së kësaj force politike u vendos si kandidat për deputet në listat e hapura.

“Para 6 muaj ulëriste për inceneratorin se besoj që sot do shkojë të digjet dhe ai inceneratori. Që kështu të ketë…”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad