“Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, bleu apartament te personi nën hetim”

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në një marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i të cilës është nën hetim po nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.”

Është ky denoncimi i bërë ditën e sotme nga sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ndaj kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas tij, çmimi është shumë më i lirë se ai i tregut, 300-500 euro më i lirë se çmimi i tregut për metër katrorë.

“Kjo del nga vetë thirrja që kjo kompani ka bërë për shitjen e apartamenteve të pallatit të ndërtuar nga kjo ku të gjitha çmimet shkojnë minimumi nga 250-500 euro më shtrenjtë për metër katrorë se ç’e ka blerë apartamentin zonja Prela. Pse ky diferencim, kjo ulje çmimi për këtë prokurore e ndodhur në këto kushte? Më i rëndësishëm është procesi gjyqësor që bashkëshorti i zonjës Prela ka hapur me kompaninë ku ka punuar për mospagim taksash”, u shpreh Gjata.

Ai tha se megjithëse për vite me radhë ka përfituar të ardhura dhe nuk ka paguar taksa, bashkëshorti i prokurores kujtohet pikërisht tani pasi është futur në procesin e rivlerësimit zonja Prela dhe se këtë padi e ka hapur pas 7 vitesh.

Gjata nënvizon se Kodi Civil nuk e jep këtë mundësi që të hapësh një padi të tillë për shpërblim dëmi për mospagim taksash, sigurimesh pas 7 vitesh sepse është parashkruar.

Ai kërkoi që institucioni i vettingut të mbajë të njëjtin standard për raste të ngjashme. 

Zjarr Tv Ad