Ky fenomen kishte filluar të zhdukej 18 muaj më vonë, dhe si përfundim për shkak të kësaj epidemie ishin mbyllur 14 shkolla dhe gjithsejt ishin prkur 1000 njerëz.
Të gjithë e dijmë se e qeshura nuk është e rrezikshme, e na ndodhë shumë shpesh të lexojmë e dëgjojmë studime të ndryshme të cilat thonë se qeshja është e mirë për shëndetin madje se ajo edhe zgjatë jetën, mirëpo faktet për këtë ngjarje në kontinentin Afrikan tregojnë për ‘epideminë e qeshjes’, e cila para 52 vjetësh sulmoi Tanganyikan. Epidemia e qeshjes në Tanganyika e vitit 1962, kishte ndodhur në kohën e shpërthimit të histerisë masive, për të cilën besohet që ka filluar në afërsi të fshatit Kashasha, në bregdetin perëndimor të liqenit Victoria, në datën 30 janar.
Qeshjen e kishin filluar tri vajza, dhe për pak kohë ishte përhapur tek nxënësit e të gjithë shkollës, më saktë tek 95 të tillë, nga gjithsej 159 sa kishte shkolla, ata ishin të moshës 12 deri 18 vjeç. Simptomat tek të infektuarit kishin zgjatur nga disa orë deri në 16 ditë. Me qeshje u infektuan edhe mësuesit shkollës, mirëpo ishin munduar t’a fshehin duke thënë që ata nuk kanë mundur të përqendroheshin në mësime, të cilat është dashur të ndërpriten dhe shkolla ishte mbyllur.
Por, shkolla ishte hapur sërish në muajin maj të atij viti, për tu mbyllur përsëri në qershor. ‘Epidemia e Qeshjes’ ishte përhapur edhe në fshatin tjetër afër Ramashenye, atje nga kjo epidemi ishin prekur 48 vajza.
Mirëpo, aty nuk ishte edhe fundi i epidemisë, qeshja në të vërtetë u përhap edhe në vende të tjera të Tanganyikas, e cila tani është pjesë e shtetit afrikan që njihet me emrin Tanzania.