Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vihet alarmi në portet shqiptare, njoftohen të gjitha mjetet e lundrimit se ditën e hënë priten erëra të stuhishme në det.
Drejtoria e Pergjithshme Detare informon Lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Shqipërisë dhe hapësirën detare, që në datën 28 janar 2019, ditën e hënë, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi jug-jugperendim dhe forcë deti 7-8, shkalla Boufort.
Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.