Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një autobus që po transportonte votuesit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është përplasur me një kamion ditën e djeshme në Turqi.
Mësohet se autobusi që kishte brenda mbështetës të Erdogan po kthehej për në Stamboll pas votimeve në Ordu, ku e kishin adresën për të votuar.
Si pasojë e aksidentit, 22 persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:30, ku autobusi u përplas me një kamion dhe për pasojë drejtuesi mbeti i bllokuar.
Ambulancat dhe ekipet e zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.