E martë, Gusht 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Autobusi me mbështetës të Erdogan përplaset me kamionin, 22 të plagosur në...

Autobusi me mbështetës të Erdogan përplaset me kamionin, 22 të plagosur në Turqi

0
29

Një autobus që po transportonte votuesit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është përplasur me një kamion ditën e djeshme në Turqi.

Mësohet se autobusi që kishte brenda mbështetës të Erdogan po kthehej për në Stamboll pas votimeve në Ordu, ku e kishin adresën për të votuar.

Si pasojë e aksidentit, 22 persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:30, ku autobusi u përplas me një kamion dhe për pasojë drejtuesi mbeti i bllokuar.

Ambulancat dhe ekipet e zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Zjarr Tv Ad