Bejko: Berisha është duke marrë në qafë ata demokratë që e ndjekin

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roland Bejko, në një intervistë për Euronews Albania pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, tha se ky është kuvendi që u dha përgjigje gjithë pikëpyetjeve apo edhe pyetjeve që kanë pasur njerëzit sidomos në raportin me figurën e kryetarit të PD.

Bejko u shpreh se gjithsecili është i lirë të bëjë çfarë të dojë, mund të qëndrojë ose mund të ikin.

“Pas një tërmeti të madh që ndodhi në PD prej dy vjetësh, gjithsecili është në kërkim të vendit të vet, kështu që gjithsecili është lirë të qëndrojë, të iki, disa do të ikin, disa do të vijnë, ndoshta të gjithë do të kthehen një ditë sepse ky është kuvendi që u dha përgjigje gjithë pikëpyetjeve apo edhe pyetjeve që kanë pasur njerëzit sidomos në raportin me figurën e kryetarit të PD”, tha Bejko.

Gjithashtu, ai komentoi edhe statutin e miratuar në Kuvend, i cili siç tha është mbështetur tek parimi i ndarjes, balancimi dhe kontrolli i pushteteve.

Zjarr Tv Ad