Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka ironizuar Kuvendin Kombëtar të thirrur sot nga kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Nallbati thekson se sot u luajt teatri më i madh veror.
Nallbati shtoi se demokratët dhe qytetarët kërkojnë bashkim.
“Teatri veror shëtitës më i madhi i dekadës po luan sot shfaqjen e fundit.
Demokratët dhe qytetarët duan bashkim, teatri ecën përpara me përjashtime e përçarje të reja. Demokratët dhe qytetarët duan të forcohet PD dhe opozita që të mundin Edi Ramën, teatri kërkon të zvogëlohet që t’i krijojë qetësi Edi Ramës. Demokratët dhe qytetarët presin zgjidhje, teatri ofron të njëjtën shfaqje falsitete përgjatë 10 viteve, pa asnjë shenjë reflektimi.
E sigurt është që teatri mbyll shfaqjen sot dhe hyn në histori si dramë personale e vetëm një individi, pa asnjë lidhje me partinë, demokratët dhe qytetarët që duan ndryshimin dhe një Shqipëri më të ardhme më të mirë se e sotmja”, shkroi ai