E rrallë, shihni si përgatitet qukapiku për muajt e ftohtë të dimrit

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Natyra e egër na surprizon gjithmon me folorën dhe faunën e saj. Në fotot më poshtë është fotografuar procesi i përgatitjes për dimër të një qukapiku.

Si fillim, ai gjen një pemë të kalbur dhe fillon të bëjë vrima në të për të vendosur më pas në këto vrima lëndet e lisit që duhet ti mbledh nëpër pyll. Çdo vrimë është bërë me shumë kujdes nga ana e qukapikut, sepse nëse vrima është e madhe, zogjtë e tjerë mund ta vjedhin lehtësisht lëndet e lisit.

Nëse vrima është e ngushtë, lëndja mund të thyhet dhe të kalbet. Nga fundi i verës, qukapiku e përfundon punën për mbledhjen e  “thesarit” të tij. Në këtë kohë lëndet piqen dhe zënë vendet e tyre në pemë.

Trungu i një peme të madhe mund të mbajë rreth 50,000 lënde lisi, duke i lejuar zogut një dimër të rehatshëm dhe me ushqim të bollshëm.

 

Zjarr Tv Ad