“Është patericë e qeverisë”- Nënkryetari i Rithemelimit: Ftesa për Bashën që t’i bashkohet opozitës është gjithmonë e hapur, por…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi, është shprehur se ftesa ndaj Lulzim Bashës për t’u bërë pjesë e Grupit të opozitës është gjithmonë e hapur, por theksoi se “ai vazhdon të jetë patericë e qeverisë”.

Në një konferencë për mediat, ish-deputeti i PD-së u shpreh se Lulzim Basha me qëndrimet dhe propozimet ligjore po i shërben Ramës.

“Thirrja nuk është e hapur vetëm për demokratët por edhe për deputetët. Ata deputetë që sot janë tek pjesa e Bashës janë të ftuar të bëhen pjesë e PD-së dhe e kësaj iniciative bashkues. Duhet të jetë zgjidhja kryesore e një opozite, të dalë e përbashkët në betejë.

Basha është deputet dhe në momentin që do fillojë të bëjë opozitë dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim për PD-në gjithmonë është i ftuar. Në momentet që vazhdon të jetë patericë e qeverisë duke i shërbyer asaj me qëndrimet dhe propozimet ligjore, siç është ligji për shpifjen, nuk mendoj se ka dëshirë të bëhet pjesë e frontit opozitar. Ftesa është e hapur për çdo demokrat dhe çdo deputet tjetër që t’i bashkohet PD-së në aksionin e saj dhe bashkimin me partitë e tjera aleate”, tha ai.

Zjarr Tv Ad