Fëmijët rrihen brutalisht nga i dashuri i nënës, njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë

0
365
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fëmijë 7 vjeç është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Cardito, në Napoli.

Motra e tij, 8 vjeçe është plagosur.

Sipas hetuesve, fëmijët janë rrahur brutalisht, edhe me një fshesë nga partneri i nënës së tyre.

Bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i lindur në Itali nga nënë italiane dhe baba tunizian, i cili është ndaluar për vrasje me paramendim.

Në shtëpi ishte edhe vajza tjetër, 4 vjeçe, e lindur nga marrëdhënia e nënës me 24-vjeçarin, e cila ka mbetur e padëmtuar.

I ndaluari, Tony Sessoubti Badre, akuzohet edhe për tentativë vrasje në rrethana të rënduara.

Kjo pasi ai është përgjegjës për plagosjen e vajzës 8 vjeçe, motra e djalit që ka mbetur i vdekur, e cila është shtruar në spitalin pediatrik Santobono.

Sipas mjekëve, vajza është rrahur, por nuk ka trauma në organet e brendshme.

AUTORI: RANË NGA SHKALLËT
Autori është dëgjuar gjatë tërë natës nga magjistratët, të cilët pastaj nxorën urdhrin e ndalimit. 24-vjeçari deklaroi se tragjedia ka ndodhur për shkak të një incidenti në shtëpi, por shumë elementë të mbledhur nga grupi hetimor  sugjerojnë se fëmijët e partneres së tij u rrahën dhe goditën brutalisht.

Hetuesit gjithashtu morën në pyetje gruan, një 31-vjeçare nga Sorrento, e ndarë nga bashkëshorti. Ajo ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur ndodhi tragjedia dhe se partneri i kishte thënë se fëmijët kishin rënë nga shkallët.

Sipas hetuesve, 24-vjeçari është tërbuar ndaj fëmijëve të gruas në kulmin e një grindjeje. Dyshohet se ai nuk duronte “vëmendjen e tepërt” që partnerja iu jepte fëmijëve të saj të parë.

Kryebashkiaku i Cardito, Giuseppe Cirillo, ka vendosur të shpallë ditë zie në qytet ditën e funeralit. Kryebashkiaku është ende i tronditur: “E njoh djalin që është ndaluar dhe familjen e tij. Janë njerëz të qetë. Por tani e tutje vëmendja jonë do jetë për dy fëmijët e tjerë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad