Politologu Afrim Krasniqi ka analizuar fletë thirrjen që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar/ Byroja Kombëtare e Hetimit, i ka dërguar një qytetari në kuadër të hetimeve të cilat po kryen lidhur me skandalin e “check-up”.
I shokuar nga formati i letrës së SPAK/BKH, Krasniqi ka theksuar mungesat që kjo fletë- thirrje ka. Duke nisur nga elementët zyrtare, si adresa, kontakti deri te gabimet drejtshkrimore, të cilat vlen për tu përmendur që janë të shumta.
“Lajm i mirë që SPAK po heton skandalin e “check-up”, krimi me shëndetin nuk është vetëm korrupsion, por i shokuar nga formati i letrës së SPAK/BKH. I mungojnë elementët zyrtarë, adresa & kontakti, protokolli, etika & respekti për qytetarin dhe ka gabime drejtshkrimore me shumicë!”, shkruan Krasniqi.