E mërkurë, Gusht 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, lihet në burg shoferi i...

Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, lihet në burg shoferi i Lindita Nikollës

0
84
Zjarr Televizion Adccccc

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për ish-gardistin dhe shoferin e Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili tre ditë më parë dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, Durrës.

E njëjta masë është dhënë edhe për vëllain e tij, Alfred Nikolli, të cilët dhunuan kryefamiljarin e familjes Kaçi, 80 vjeçarin Pjetër Kaçi dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi, të cilët më herët u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe kërkuan që drejtësia të bëjë punën e tyre.

Martin Nikolli, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, së bashku me vëllezërit e tij Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli rrahën brutalisht 80-vjeçarin Pjetër Kaçin për motive banale. Gjithçka nisi me një ‘pse më sheh’ duke e qëlluar më pas me shkopa bejzbolli dhe sende të forta atë.

Sherrit më pas iu bashkuan edhe djemtë e Kaçit të cilët erdhën në ndihmë të kryefamiljarit të tyre. Në këto momente, Martin Nikolli ka nxjerrë armën e shërbimit dhe qëlloi 5 herë në drejtim të tyre. Menjëherë pas kësaj ngjarje erdhi dhe reagimi i Ministrisë së Brendshme të cilët shkarkuan gardisin si dhe ai i kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila dënoi këtë akt të rëndë.

Gardisti u vu në prangat e policisë së Durrësit, më pas u bë i mundur edhe arrestim i vëllait të tij.

Zjarr Tv Ad