Gazetari Armir Shkurti shpërthen ndaj Alfred Pezës: MOTHERFUCKER!

0
676
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MOTHERFUCKER! – Nga Armir Shkurti

Kur e kam hasur këtë term amerikan kam menduar se është më i gjeturi për fundin e fundërrinave të njeriut. Për burrin më të paburrë, më të fëlliqur, të përbuzur e të neveritshëm, atë që arrin aq poshtë saqë bën inçest me t’ëmën. Por mizerja morale vazhdoka më thellë. Aq thellë sa e le pas edhe motherfuck-erin: Qenka akti i vardisjes gruas së shokut e mikut, duke shpërdoruar pushtetin për ta përdhunuar….

Nuk është e rrallë në Shqipëri që drejtuesi ta shtrëngojë vartësen për seks përmes kërcënimit me vend pune. ( Për të mos thënë se është normë ). Por falë Zotit, deri tash rrallë dëgjojmë që burra të një farë niveli shoqëror të shkojnë me gratë e shokëve. Por absolutisht unik është rasti i mësipërm, kur me këmbëngulje kriminale dhe shantazh katunaresk, një funksionar i rangjeve kaq të larta të “rilindjes”, ish deputet dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH, përndjek me atë mikun në dorë gruan e mikut me të cilin ka ndarë kafshatën….

Në vitin 2013, kur Edi e kandidoi për deputet Fredin, kam thënë: “Falemnderit politikës që na pastron gazetarinë “. Dikush atëherë më kujtoi se “jeni kolegë”. Sot erdhi siraja ti them atij a asaj ( s’më kujtohet ) se UNË NUK JAM KOLEG I ALFRED PEZËS! Unë kam qenë gjithë jetën gazetar ndërsa ai punëtor politik i emëruar në media.

Në 2011, kur nisa punë në Ora News, mu duk vetja si ushtarët amerikanë kur u futën në kampin e përqëndrimit në Aushvic. Punonjës të dërrmuar e sakatuar nga një polic që funksiononte vetëm me të bërtitura , fyerje dhe gjoba.

Ndaj nuk u habita aspak kur mësova për gjobat, kontrollin punëtor, pushimet nga puna dhe bëmat seksuale prej Kazanove të këtij syfeti si drejtor i përgjithshëm i RTSH. Është e vetmja punë që di të bëjë: gjoba, represion, poshtërim. Ndoshta do të kish qenë adapt si kryetar i komitetit teknik në pandemi. Kushedi ç’masa e tortura do kishte pjellë ai truri i tij prej mediokri që prodhon veç dhunë, ndoshta si pasojë e asaj me të cilën është rritur. Kjo po! Vëreni se si qëndron i ngrirë e i përulur pranë një eprori!

E përsëris UNË NUK JAM KOLEG I ALFRED PEZËS!!

Më korrekt është: Alfred Peza nuk është kolegu ynë. Por për fat të keq dhe vullnet të Edi Ramës, ky individ gjallon në trupin e gazetarisë shqiptare. Jo si muskul. Jo si nerv! Jo si organ. Ai është kancer! Kudo që e ka mbjellë Edi ai vetëm ka dobësuar dhe ka shkatërruar atë media. E kur ky kancer duket sikur hiqet prej aty ku ka kryer punë, shpërthen diku tjetër metastaza e tij, për të bërë zarar edhe më të madh.

WHAT’S NEXT?

Mos mendoni se mori fund me këtë histori ky monstër? Bah! Si tha kuestori për kujdestarin tek “Lulëkuqe mbi mure”: “Le të rrijë ca kohë brenda! Njerëz të tillë aty bëhen më të dobishëm”.

Katastrofa që ky monstër i shkaktoi RTSH është një dobi e madhe për disa nga mediat e rëndësishme të establishmentit. RTSH ka një kapacitet të paparë teknik, burime njetëzore dhe parà me të cilat të sundojë pa pengesë tregun. Dobësimi i tij nxjerr mbi ujë klientët dhe ortakët e Ramës në tregun e televizoneve private. Domethënë, nëse për ne është më i fëlliqur sesa një “motherfucker”, për sistemin dhe establishmentin është një kapterr i dalluar, që ka kryer me sukses dhe zell të madh hedhjen në erë të objektivit që iu ngarkua. Unë po pres rritje në gradë, në një mision më të madh sabotazhi!

Zjarr Tv Ad