Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një sulm spektakolar ka ndodhur në një bankë, ku persona të maskuar kanë vjedhur gjatë natës.
Grabitja e armatosur është regjistruar në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes në një bankë të nivelit të dytë në lagjen, “28 tetori” në qytetin e Megaras në Greqi.
Katër persona me maska përplasën me makinë derën e degës së Alpha Bank.
Pastaj ata tërhoqën nga brenda bankës një bankomat (ATM) dhe e ngarkuan në një automjet të dytë me të cilin u arratisën.
Autorët e braktisën makinën e parë jashtë bankës dhe më pas ikën.
Policia po kryen kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tyre.