Harrojeni udhëtimin me anije kozmike, shkencëtarët japonez projektojnë trenin që të çon në Hënë

0
419
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë kemi dëgjuar për astronomët që udhëtojnë në Hënë me raketa, por a keni menduar ndonjëherë të shkoni në hapësirë ​​me një tren.

Epo, Japonia është e vendosur të përmbushë ëndrrat tuaja pasi The Weather Channel India ka konfirmuar planet e shkencëtarëve japonez për të dërguar njerëz në Hënë dhe Mars.

Mësohet se Japonia ka hedhur idenë e ndërtimit të një structure dhe një lloj habitati prej xhami që do të imitonte gravitetin, atmosferën dhe topografinë e Tokës për t’i bërë njerëzit të ndihen rehat.

Sipas The Weather Channel, studiues nga Universiteti i Kiotos në Japoni po punojnë në bashkëpunim me Kajima Construction për të zbatuar këtë plan.

Si do të funksionojë sistemi i transportit ndërplanetar?

Studiuesit japonezë e kanë quajtur “Hexatrack” këtë sistem transporti ndërplanetar. Studimet thonë se ky sistem do të mbajë një gravitet prej 1G gjatë udhëtimit në distanca të gjata për të zvogëluar efektet e ekspozimit të zgjatur ndaj gravitetit të ulët.

Treni do të mbajnë kapsula në formë gjashtëkëndore, të njohura si ‘Hexacapsules’ me një pajisje lëvizëse në qendër.

Në projektin e paraqitur nga studiuesit japonezë thuhet se një mini-kapsulë me një rreze prej 15 metrash do të lidhë Tokën dhe Hënën duke përdorur teknologjinë elektromagnetike të trenave Maglev në Gjermani dhe Kinë.

Stacioni i trenit në Hënë do të njihet si Stacioni Hënor dhe do të përdorë një satelit portë. Ai në Mars do të njihet si Stacioni Mars dhe do të vendoset në satelitin marsian Phobos.

Studiuesit e Universitetit të Kiotos po planifikojnë të ndërtojnë një habitat që do të ishte mjaft i ngjashëm me atë në Tokë.

Struktura do të krijojë gravitet artificial duke përdorur forcën centrifugale të shkaktuar nga rrotullimi i Hënës dhe Marsit në hapësirë.

Japonezët mendojnë se ëndrra për realizimin e  këtij treni mund të dojë një shekull për t’u bërë realitet. Megjithatë, studiuesit po planifikojnë të krijojnë një version të thjeshtuar prototip deri në vitin 2050.

Zjarr Tv Ad