Heq dorë nga burrat, martohet me…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua ka hequr dorë njëherë e mirë nga burrat dhe ka vendosur që të “kurorëzojë” martesë me jorganin e saj. Edhe pse duket e çuditshme, në fakt është e vërtetë.

Artisja Pascale Sellick është zotuar se do të jetë besnike për jorganin e saj.

Ceremonia e dasmës do të jete luksoze do të mbahet në 10 Shkurt. 49-vjeçarja ka njoftuar se kodi i veshjes do të jetë pantofla dhe rroba gjumi.

“Marrëdhënia ime me jorganin është e gjatë dhe shumë intime. Ai është gjithmonë pranë meje dhe më jep përqafime. Unë e dua shumë jorganin dhe ftoj të gjithë njerëzit që të jenë dëshmitarë të bashkimit tim me shokun më ngushëllues të jetës sime. Në dasmë do të ketë muzikë shumë të bukur, ceremonia do të jetë plot hare dhe argëtime”, shkruan Pascale.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se ajo ka planifikuar dhe një muaj mjalti.

Zjarr Tv Ad