Horoskopi ditor – 08/08/2015

0
930
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Dashi Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Do t’ju duhet të bashkëpunoni ngushtë me një person që mund ta keqkuptojë sjelljen tuaj. Bëjini gjërat të qarta që në fillim nëse nuk doni të keni surpriza më pas.
Demi Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Mund të kënaqeni me suksesin që keni arritur dhe s’keni pse tregoheni aspak modestë. Ka ardhur momenti që të ndryshoni shumë në jetën tuaj.
Binjaket Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Mos hezitoni të nisni një udhëtim që do t’ju ofrojë realizimin e ëndrrave tuaja. Nëse nuk doni të rrezikoni konsultohuni më përpara me dikë me përvojë.
Gaforrja Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Do t’ju jepet mundësia të zbuloni surprizën që ju kanë përgatitur miqtë tuaj. Mos reagoni përpara se të vijë momenti i përshtatshëm.
Luani Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Do të jeni të detyruar nga rrethana të ndryshme të bëni një ndryshim taktik. Nuk duhet të gjendeni të papërgatitur sepse do të keni shumë punë përpara.
Luani Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Jini të gatshëm të vini në praktikë atë që e keni mjaft të qartë në mendje. Përgjegjësitë tuaja për një problem të shkuar mos ia shkarkoni të tjerëve.
Peshorja Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Diçka e papritur mund t’ju komplikojë ditën sot. Duhet të jeni gjakftohtë nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka që keni ngritur me aq mundime.
Akrepi Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Do t’ju jepen dy versione të kundërta për të njëjtën histori. Ju takon ju të zgjidhni se kush është ai më i sakti dhe që pasqyron më shumë të vërtetën.
Shigjetari Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Impenjimi juaj për të bërë diçka të mirë për të tjerët duket se do të vlerësohet. Jo pa shkak sot do keni një takim të rëndësishëm që është mirë ta shfrytëzoni.
Bricjapi Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Shtoni shpejtësinë nëse doni të përfundoni të parët një projekt që keni nisur. Ju nevojitet bashkëpunimi i dikujt që njeh mirë idetë tuaja si dhe mundësitë.
Ujori Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Mos neglizhoni detajet, jeni shumë më afër synimit tuaj nga sa e mendonit. Përqendroni energjitë tuaja dhe evitoni çdo lloj shpërqendrimi të jashtëm.
Peshqit Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Do të jetë një ditë pozitive dhe pse ju duhet të përmbushni një sërë detyrimesh. Do të lini një përshtypje të mirë tek një person që ka rëndësi për ju.

 

Zjarr Tv Ad