Horror në Korfuz/ Shqiptari pranon se ka vrarë të bijën 28-vjeçare

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një krim makabër ka ndodhur në Korfuz, Greqi ku një shqiptar ka vrarë vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj në kopshtin e shtëpisë.

Vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa në darkë, pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ishte minoritar grek nga Shqipëria, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan. Ka qenë pikërisht partneri i 28-vjeçares që ka denoncuar në policia pasi ajo nuk ishte paraqitur dje në punë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz. 28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.

Ka qenë babai i viktimës ai që më pas ka drejtuar policinë në kopshtin pas shtëpisë, ku kishte fshehur trupin e të bijës, që e kishte mbuluar me shpejtësi e në panik e sipër.

Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.

29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, gjithsesi, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.

Policia ka arrestuar vrasësin ndërsa pritet dhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.

Zjarr Tv Ad