Japonia thyen rekordin për shpejtësinë e internetit, mund të shkarkosh 80,000 filma në sekondë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për sa i përket shpejtësis së internetit. Bëhet fjalë për  një shpejtësi aq të madhe sa do të mund të shkarkoni gati 80,000 filma në vetëm një sekondë.

Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.

Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për shpejtësinë e internetit dhe  llogaritet të jetë rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit që kanë qytetarët në shtëpitë e tyre në SHBA (42 megabit për sekondë).

Për të thyer rekordin për shpejtësinë më të madhe të internetit, studiuesit në Institutin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Japonisë zhvilluan një fibër optike eksperimentale me katër bërthama.

Më pas ata kombinuan fibrën e tyre me një lazer që lëshonte impulse në gjatësi vale të ndryshme dhe teknika të shumëfishta të amplifikimit të sinjalit.

Lazeri dhe amplifikatorët e përdorur për të thyer rekordin e shpejtësisë së internetit nuk janë edhe aq të lirë, prandaj mos prisni që 300 Tb/s internet të jetë në shtëpitë tuaja së shpejti.

Megjithatë, ekziston një pjesë e eksperimentit që mund të ketë ndikim në jetën tuaj në një të ardhmen jo shumë të largët: pikërisht fibra optike.

Studiuesit arritën të paketojnë të katër bërthamat në një fibër me të njëjtin diametër si fibrat me një bërthamë që përdoren për të ofruar internetin e sotëm me fibra optike. Kjo do të thotë se mund të mos jetë shumë e vështirë për të integruar teknologjinë në infrastrukturën ekzistuese.

Zjarr Tv Ad