Murrizi përplaset me Nokën e Palokën në Këshill: I keni fryrë Berishës në vesh për listat, gjysma e këtyre që do bëhen deputetë do të përjashtojnë ty Flamur

0
397
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslym Murrizi dhe Flamur Noka janë përfshirë në një debat në mbledhjen e Këshillit të PD me dyer të mbyllura.

Myslim Murrizi ka akuzuar Flamur Nokën se ka ndërhyrë te Berisha për të bërë pikërisht atë listë që tani është shpallur, teksa ka folur edhe për emrat që nuk pëlqente: Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn.

Nga ana tjetër sekretari i Përgjithshëm i PD-së, por edhe Edi Paloka i kanë mbrojtur drejtuesit në qarqe duke vënë theksin te kontributi i tyre në kauzën e lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Murrizi: Do mërziteni nga ajo që do them, por se kam problem. Gabim që keni nxjerr mediat jashtë (I drejtohet Palokës). Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë, por ke qenë ti Flamur që i ke fryrë në vesh. E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bene diversante. Te vijnë të votohen. Pyet Bardhin pse se ke çuar emrin e Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar. Bardhi thotë nuk është e vërtetë, është dërguar në maj. Pse drejtuesit politik mos të votoheshin? A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të përjashtojnë ty prap, i drejtohet Flamurit. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni. PD duhet të hapet, kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet të flasin të gjithë.

Paloka: Qëllimi ynë të mundësojmë qeveri teknike. Askush nuk j’ua ka hequr të drejtën e fjalës.

Noka: PD ka si bazë debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Ne jemi në demokraci, por jo në kaus. Çdo demokrat kudo të jetë ka të drejtë të flasë dhe ne do ta dëgjojmë. Postimet në rrjete sociale kundër figurave të PD-së janë propagandë. Drejtuesit politikë janë tager i Kryetarit të PD. Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim, por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyrë në një betejë. A kemi difekte dhe të meta po kemi, se jemi njerëzor. Kemi 3 vjet ne luftën e brendshme, por sot jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në demokraci, por jo në anarshi që do të thotë respekt për statutin, Kushtetutën tonë dhe institucionet e Partisë. Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Ndaj të stopojmë çdo sulm ndaj njëri- tjetrit. Gjekmarkaj si nënkryetar i PD artikulon në çdo institucion ndërkombëtar kërkesën për lirimin e liderit tonë. Vetëm të bashkuar ecim drejt fitores.

Ne jemi duke hyrë në një betejë. Kemi 3 vjet që sillemi në vorbull, se na ka përçarë Edi Rama. Sot investon që ne të qëndrojmë të përçarë. Jemi në demokraci dhe kjo do të thotë liri fjale dhe liri mendimi. Jemi duke hyrë në një betejë që s’ka kthim. Kjo nuk është vetëm e jona, por e atyre demokratëve që na ndjekim. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shumë se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet te bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Bardhi ka bërë betejën me të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Ramës.

Zjarr Tv Ad