“Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar”- Çfarë deklaroi Fredi Beleri në seancë, rrëzohet kërkesa e tij për përjashtimin e dy gjyqtarëve!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Fredi Belerit për përjashtimin nga trupa gjykuese të dy gjyqtarëve, Erion Çela dhe Irena Gjoka.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës që ndodhet në qeli prej 12 Majit, pretendoi se dy gjykatësit janë treguar të njëanshëm ndaj tij, por GJKKO ka rrëzuar kërkesë e tij.

Gjatë seancës së sotme, ishte i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri i cili deklaroi se janë manipuluar provat dhe se ndihej i diskriminuar e i fyer.

“Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat.

Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”, tha ai para togave të zeza.

Në seancë u paraqitën edhe 5 dëshmitarë, mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama, ndërsa ëshmitarët e tjerë ishin banorë të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës.

Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thërriten kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokurorisë së të njëjtit qytet. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë.

Zjarr Tv Ad