E diel, Gusht 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Një ditë larg vendimit për Berishën, avokatët depozitojnë kërkesën për përjashtimin e...

Një ditë larg vendimit për Berishën, avokatët depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, bashkë me provat mbështetëse

0
50

Ndërsa të shtunën e 30 dhjetorit në mesditë, pritet që Gjykata e Posaçme të shprehet për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë, avokatët e palës mbrojtëse janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK për të marrë provat e materialeve audio të seancave dhe procesverbalet me qëllim provimin e pretendimeve të tyre për njëanshmëri të gjyqtares.

Kërkesa e re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pritet të depozitohet nga avokatët brenda orarit zyrtare, afati për të cilën është ora 16:00.

Kujtojmë se, një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe “ndalim komunikimi”, për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”.

Zjarr Tv Ad