Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ka mbërritur sot në Kosovë.
Me kurorë në dorë Hashim Thaçi ka shkuar menjëherë të varrezat ku prehet babai i ndjerë.
Mësohet se Gjykata Speciale, i ka lejuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit.
Lajmin e bëri të ditur Nasim Haradinaj,i cili përmes një postimi në Facebook shkruan: “E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”.
Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi ndërroi jetë më 16.03.2025. Ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Të enjten e kaluar ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit i dha leje për vizitë Gjykata Speciale, e cila po e gjykon për krime të pretenduara të luftës. Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.