CNN shkruan se më shumë se një milion njerëz kanë lejen e aksesit në dokuemente të klasifikuara si Top Secret.
“Është një numër shumë i madh njerëzish me akses në të dhënat Top Secret”.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare publikon një raport vjetor, mbi “Përcaktimet e verifikimit të sigurisë”, por më i fundit i përket vitit 2017, shkruan CNN.
Në të, më shumë se 2.8 milionë njerëz përshkruhen se kanë leje sigurie që nga tetori 2017 – më shumë se 1.6 milionë kanë akses në informacione Konfidenciale ose Sekrete dhe gati 1.2 milionë përshkruhen se kanë akses në informacionin Top Sekret.
Ka njerëz të tjerë që kanë leje sigurie, por aktualisht nuk kanë akses në informacion.
Këtu përfshihen punonjësit civilë, kontraktorët dhe anëtarët e ushtrisë.
Kjo nuk do të thotë se më shumë se 1 milion njerëz kanë akses në çfarëdo dokumenti Top Sekret që ndodhej rreth Mar-a-Lago, ku FBI ushtroi kontroll në rezidencën e Donald Trump.
Çdo agjenci që merret me klasifikimin e informacioneve ka sistemin e vet dhe supozohet të jetë e përfshirë në deklasifikimin e dokumenteve të veta.
Avokatët e ish Presidentit amerikan Trump kanë argumentuar se ai kishte dhënë një urdhër për të deklasifikuar çdo dokument që ai mori nga Zyra Ovale në rezidencë gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse profesionistët kanë thënë se ky pretendim nuk mund të jetë i vërtetë.
“Ideja që presidenti mund të deklasifikojë dokumentet thjesht duke i zhvendosur ato nga një vend fizik në tjetrin është e pakuptimtë” tha Shawn Turner, një analist i CNN dhe ish-drejtor i komunikimit për Inteligjencën Kombëtare të SHBA.