“Optimist për integrimin e Shqipërisë në BE!”- Ambasadori holandez thirrje partive politike: Të rikthehen në Parlament

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori holandez, Reinout Vos, në një deklaratë për mediat nga Korça ka komentuar dy samitet që u zhvilluan në Tiranë dy ditë më parë, për Ukrainën dhe BE-Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga gazetarët në lidhje më shanset e Shqipërisë për t’u integruar në BE, ambasadori u shpreh optimist për grupin e ri të kapitullit.

“Negociatat kanë nisur tashmë por besoj për grupin e ri të kapitullit ky është vendim që do merret nga këshilli por besoj se do jepet. Ky është një proces që është në vazhdim nuk ka arsye të mos hapet së shpejti dhe është një vendim që do merret”, tha ambasadori.

Ndër të tjera ai është pyetur edhe për situatën politike ne vend, duke marrë shkas nga bllokimi i seancave plenare nga grupi i opozitës.

Reinout Vos u ka bërë thirrje partive politike që ti rikthehen procesit institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme

“Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur dhe unë ju bëj thirrje partive politike që ti rikthehen procesit institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme sepse edhe njëherë parlamenti është zemra e demokracisë”, u shpreh ai.

Sakaq, Ambasadori holandez komentoi edhe kërkesat e opozitës drejtuar përfaqësive të huaja, ndërsa theksoi se: Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë në të gjitha procedurat normale të jetës parlamentare dhe për këtë arsye ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike në Shqipëri.

Për momentin kemi bllokime të gjithë procedurave parlamentare ku një ndër to është edhe reforma elektorale.

Europa është e bërë nga uniteti dhe nga diversiteti dhe për rrjedhojë ne nuk kemi një recetë fikse se si mund të organizohet demokracia në institucionet tona kjo varet vetë ne nga institucionet shqiptare për ti riorganizuar këto elementë.

Zjarr Tv Ad