Pretendon të bëhet babai i 300 fëmijëve

0
672
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fëmija i tetë i Kenzie Kilpatrick lindi javën e kaluar. Ai është i kënaqur, duke treguar fotografitë me ta për publikun.
Ai do të jetë baba i dhjetë fëmijëve biologjik – të gjithë të lindur njëri pas tjetrit, në tre muajt e fundit. Kjo do të thotë se ai ka tri vajza dhe pesë djem, duke përfshirë djemtë binjak.
Kenzie është homoseksual i vetëm, dhe është shfaqur këtë javë në Britani si donatori më pjellor i spermës. I quajtur ‘Sperminatori’ nga një radio, ai mund të bëhet babai i 300 fëmijëve brenda një dekade.
“Kur të lindin dy foshnjat e fundit, unë do të bëhem babai i dhjetë fëmijëve, në vetëm katër muaj. Është e mahnitshme dhe jam shumë krenar,” thotë Kenzie, i cili morri guximin të flasë publikisht në lidhje me botën e fshehur të donatorëve të spermës.
Deri më tani, ai ka ndihmuar nëntë çifte lesbike dhe një çift heteroseksual për t’u bërë prindër.

Zjarr Tv Ad