Protesta, vajza e Berishës: Rama i ka bërë llogaritë gabim

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në protestën e radhës që u zhvillua mbrëmjen e sotme në rrugën “Mustafa Matohiti”, në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, vajza e tij Argita Malltezi foli për mediat E pyetur nëse ka patur komunikim me babain e saj, ajo tha: “Po! Banojmë bashkë.” Sa i përket gjendjes së Berishës, e bija u përgjigj duke thënë se kreu i Rithemelimit është “në full speed me punët dhe në kontroll të plotë të situatës”.

Lidhur me mbledhjen e parë të Kryesisë së PD me Berishën në arrest shtëpie, Malltezi theksoi se ai mbetet në brendësi të çdo lëvizje.

“Absolutisht që Berisha është në krye të PD-së dhe çështjet e organizimit kanë modalitetet e tyre. Nuk është për ta diskutuar në një kontekst më të gjerë se kaq. Berisha është totalisht në brendësi të ngjarjes dhe të vetes”, tha ajo.

E pyetur se në gjykimin e saj si juriste, a është shkelje e masës së sigurisë komunikimi i Berishës me mbështetësit nga ballkoni i banesës, ajo deklaroi: “Ligjërisht është plotësisht e lejueshme, sepse Kushtetua parashikon në nenin 17 që të drejtat themelore kushtetuese si liria e fjalës mund të kufizohen vetëm me ligj, jo me vendim gjykate. Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim.”

Malltezi u ndal edhe te Lulzim Basha.

“Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë.”

Një koment Malltezi e pati edhe për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muçi, të cilën PD e akuzon se ka shkelur ligjin, duke bërë Enkelejd Alibeajn palë në procesin gjyqësor për vulën.

“KPK ka thënë atë që është një ABC e të drejtës, që Blerina Muçi ka shkelur ligjin duke e cilësuar palë Enkelejd Alibeajn dhe kjo është e vërteta. Procesi në fjalë është një nga më të thjeshtat në apeksin procedural. Ligji është e zezë mbi të bardhë se çfarë regjistrimesh dhe si bëhet regjistrimi. Përbën një analogji për shoqëritë tregtare. Këtë lloj regjistrimi e bën QKB-ja, kaq e thjeshtë është si proces, dhe të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe gjykata. Ky është pohim i asaj që ndodhin në gjykatat e drejtësisë së kapura. Gjykata e Lartë ka rikthyer çështjen dhe i ka dhënë një fshikullim të mirë Kolegjit të Apelit. Unë flas për ligjin dhe jo për ata që bëhen zëdhënës të kapjes së drejtësisë. Lulzim Basha dhe për fat të keq juristë në grupimin e tij kanë harruar se çfarë është ligji dhe janë kthyer në masha të Edi Ramës.”

Zjarr Tv Ad