Pse po bie euro? Flet ministrja e Financave: Ja zgjidhjet që kemi gjetur

0
335
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar ne Euronews TV ne nje interviste me gazetaren Erla Mehilli, ministrja e ekonomise dhe financave Delina Ibrahimaj eshte shprehur se zhvleresimi i euros eshte ndjekur dhe jane marre masa per pershpejtimin e rimbursimite te TVSH.

Delina Ibrahimaj

I kemi ndjekur me seriozitet të gjitha ecuritë e kohëve të fundit në lidhje me forcimin e lekut apo zhvlerësimin e euros apo efektet që kjo ka pasur në ekonominë tonë. Jemi takuar me shoqatat që kanë qenë të prekura nga zhvlerësimi i euros dhe jemi munduar bashkarisht për masat që mund të marrë qeveria për të gjetur zgjidhje. Ne vijim të takimeve që kemi pasur, kemi vendosur që të marrim masa për të qenë sa më pranë eksportuesve. Kemi marrë masa në mënyrë që përshpejtimi i rimbursimit të TVSH të jetë në një kohë sa më të shkurtër. Jemi të shqetësuar për këtë kategori biznesesh por dhe për ecurinë e tyre për vitet e ardhshme sepse dalin në humbje. Shpenzimet janë në lekë dhe të ardhurat janë në euro. Kjo do të thotë se të ardhurat janë më të ulëta në krahasim me shpenzime./EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad