“Rama po fsheh jetën prej sheiku në Surrel”, Zhupa akuza kryeministrit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat hodhi akuza të forta drejt shefit të qeverisë, që sipas saj, ky i fundit duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie.

Ajo tha se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel duke vjedhur shqiptarët çdo ditë. Në fjalën e saj, Zhupa tha se pasditen e sotme shqiptarët do të shohin  në parlament  një qeveri të kalbëzuar.

“Shqiptarët do të shohin sot në parlament një qeveri të kalbëzuar, ku shefi i saj duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie. Ai nuk ka justifikuar vilën super luksoze në Surrel dhe ka përdorur gruan.

Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit që oxhaku nuk i përkiste atij. PD po provon sot me dokumente zyrtare që po përpiqet për të fshehur pasurin e tij  dhe jetën prej sheiku duke zhvatur popullin shqiptar. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur  pasurinë e tij, por ka urdhëruar që edhe tatimet të qëndrojë larg nga studioja ku punon.  Ka ardhur koha, që Rama të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve”, tha mes tjerash ajo.

Zjarr Tv Ad