Një çift në Phoenix të SHBA-së ka gjetur një kasafortë në banesë dhe habiten nga ajo që gjetën brenda.
Çifti e kishte blerë shtëpinë një vit më parë dhe menduan se kishte ardhur koha që të bënin riparimin e kuzhinës.
Në fillim ata gjejnë disa numra në banjë, por nuk menduan se bëhej fjalë për një kod. Kur po bënin punimet në kuzhinë, gjatë shembjes së murit, zbuluan një kasafortë 50 vjeçare dhe brenda saj gjetën 51 mijë dollarë dhe një shishe uiski bourbon të vitit 1960.
Brenda kasafortës kanë gjetur edhe një libër dhe një fotografi, që një mik i ka dedikuar personit me emrin Alan.
Gruaja dhe partneri i saj kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë më paratë, duke shtuar se nëse Alan jeton ende dhe është diku, do ia kthejnë sendet e paratë e gjetura në kasafortë, sepse në fund të fundit të gjitha i ishin dedikuar atij.
“Por shishen me uiski do ta mbajmë ne”, kanë deklaruar ata.