Sherr gjatë orgjisë, ndërhyn polici por gjen gruan e tij

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur ikën macja, lozin minjtë! Teksa i shoqi ndodhej në punë si agjent policie, një grua vendosi të kënaqë fantazinë e saj seksuale, as më pak dhe as më shumë, se sa me një orgji.

Por fatkeqësisht loja seksuale, u transformua në një sherr të dhunshëm, aq sa u desh ndërhyrja e policisë, për të qetësuar situatën.

Mes patrullës së policisë që ndërhyri, ishte edhe burri i njërës nga gratë që ishte përfshirë në orgji. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Meksikë, në qytetin e Ciudad Victoria, ku tre persona në Tamaulipasm, dy gra dhe një burrë, pas një darke të kaluar bashkë, nisën një raport seksual në një prej hoteleve të qytetit.

Por atmosfera e nxehtë u transformua shumë shpejtë në një sherr të dhunshëm, aq sa punonjësit e hotelit lajmëruan policinë.

Sherri nisi gjatë natës mes të hënës dhe të martës, pasi burri ishte treguar më shumë “bujar” me njërën nga femrat se sa me tjetrën, duke shkaktuar inatin e së dytës, çka bëri që të nisin goditje me shishe dhe me sendet që gjendeshin në dhomë.

Por pjesë e patrullës ishte edhe bashkëshorti i një prej dy grave të përfshira në treshe. Pavarësisht situatës personale, polici arriti që të ruajë profesionalizmin, duke arrestuar tre dashnorët sherrxhinj, nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

Zjarr Tv Ad