Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeçe

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri së fundmi ka vendosur të flasë për humbjen e vajzës së tij Sofisë.

Sidriti mes dhimbjes ka treguar se sprova ka qenë e fortë. Megjithatë, bashkë me gruan e tij, Meri, dhe tre fëmijët e tyre ata vazhdojnë ta kujtojnë Sofinë, duke shpresuar se një ditë do t’u bashkohen atyre në parajsë.

Fëmijët e Sidritit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna, 5, janë rritur me idenë se kanë pasur një motër më të madhe, dhe shpesh pyesin se si do të ishte ajo sot.

“Shumë gjera i kemi folur me fëmijët, ata e dinë që kanë pasur një motër me të madhe dhe shpesh herë hedhin ato paralelet, ajo sot do të ishte 17-vjeçe, si do sillej me ne. Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe.

Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë.

Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”, rrëfeu ai mes emocionesh në një intervistë për “S’e luan Topi”.

Zjarr Tv Ad