Përmes një deklarate të përbashkët, 32 krerët shtetesh dhe qeverish bashkojnë zërat duke kërkuar një “Nismë për qëllime më ambicioze të klimës” përpara Samitit të Kombeve të Bashkuara në New York që do të mbahet në datat 21-23 shtator.
32 udhëheqësit u bëjnë thirrje të gjitha palëve në Samitin e Kombeve të Bashkuara që ta shohin vitin 2019 si një vit të qëllimeve ambicioze për klimën, në favor të planeve dhe iniciativave specifike që synojnë të ulin ndjeshëm emetimet e gazrave serë përtej synimeve aktuale të përcaktuara për 2030.
“Kriza e klimës është çështje shqetësuese për të gjithë ne. Ndryshimi i klimës po dëmton ekonominë globale. Kërcënon sektorë të ndryshëm, siç janë bujqësia, pylltaria, turizmi, energjia, infrastruktura dhe burimet ujore dhe, në mënyrë të pashmangshme, paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën” thekson deklarata.
Në të njëjtën kohë, ata bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm, duke theksuar se ndryshimi i klimës është sfida kryesore e kohës sonë dhe tregojnë për nevojën për t’u dhënë fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm një botë në të cilën të jetojnë.
“Le të përfitojmë nga shumë mundësi dhe masa për të luftuar ndryshimin e klimës dhe të formojmë një të ardhme pozitive për planetin tonë. Le t’i japim fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm një botë në të cilën do të jetojnë” thuhet ndër të tjera në deklaratë.
32 Krerët e Shteteve dhe Qeverive
- Alexander Van der Bellen, Presidenti Federal i Republikës së Austrisë
- Željko Komšić, Šefik Džaferović, Milorad Dodik, Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës
- Nikos Anastasiadis, President i Republikës së Qipros
- Reg Mbreti Mswati III, Mbretëria e Esuatini
- Sauli Niinistö, President i Republikës së Finlandës
- Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze
- Nana Addo Dankwa Akufo – Addo, Presidenti i Republikës së Ganë
- Adama Barrow, Presidenti i Republikës së Gambisë
- Frank-Walter Steinmeier, President i Republikës Federale të Gjermanisë
- Prokopios Pavlopoulos, President i Republikës Greke
- János Áder, President i Republikës së Hungarisë
- Guðni Thorlacius Jóhannesson, Presidenti i Republikës së Islandës
- Michael D. Higgins, President i Irlandës
- Reuven Rivlin, President i Shtetit të Izraelit
- Sergio Mattarella, President i Republikës Italiane
- Moon Jae-in, Presidenti i Republikës së Koresë
- Egils Levits, Presidenti i Republikës së Letonisë
- Gjeneral Michel Aoun, President i Republikës së Libanit
- Igor Dodon, President i Moldavisë
- Princi Albert II, Principata e Monakos
- Milo Djukanovic, Presidenti i Malit të Zi
- Filipe Jacinto Nyusi, President i Republikës së Mozambikut
- Nanda Bahadur Pun, Zëvendës President i Nepalit
- Tommy E. Remengesau, Presidenti i Republikës së Palau
- Marcelo Rebelo de Sousa, President i Republikës Portugeze
- Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë
- Zuzana Čaputová, Presidenti i Republikës Sllovake
- Borut Pahor, President i Republikës së Sllovenisë
- Mette Frederiksen, Kryeministër i Danimarkës
- Mark Rutte, Kryeministër i Hollandës
- Pedro Sánchez Pérez-Castejón, Kryeministër i Spanjës
- Stefan Löfven, Kryeministër i Suedisë



