Zbulohet axhenda e Samitit të liderve të Ballkanait Perëndimor nesër në Tiranë, i pranishëm dhe Komisioneri i Zgjerimit Varhelyi

0
78

Ditën e nesërme do të mbahet në Shqipëri  Samitit i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm do të jetë dhe Komisioneri Europian i Zgjerimit Oliver Varhelyi.

Të pranishëm do të jenë kryeministrja serbe Bernabiç, kryeministri kosovar Albin Kurti, kryeministri maqedonas Zaev, president ii Malit të Zi Djukanoviç, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, së bashku me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku fillimisht Rama do të presë kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.

Në axhendë parashikohet se në orën 12:30 kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët me Komisionerin Varheleyi, ndërsa në 15:00 do të nënshkruhen marrëveshjet e përbashkëta.

AXHENDA E SAMITIT TË TIRANËS

TIRANA SUMMIT

Vendndodhja: Pallati i Brigadave

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)

Zjarr Tv Ad