Durrësi është qarku i radhës, i pesti që rrëzohet nga Kolegji Zgjedhor përsa i takon padisë së PD dhe LSI.
Në këtë qark zgjedhjet janë shpallur të vlefshme, pavarësisht se opozita i ka konsideruar vendime të paracaktuara dhe të njëanshme ato të Kolegjit Zgjedhor.
Durrësi u bë sot qarku i 5 nga 9 të kontestuar, ku zgjedhjet vulosen si të vlefshme teksa padia e demokratëve u konsiderua sërish nga trupa e Kolegjit Zgjedhor si pa bazuar në prova.
Nesër vendoset dhe vila për qarkun e Shkodrës dhe Korcës, ku me gjasë nuk priten surpriza. Më herët Kolegji ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Tiranën.




