E hënë, Korrik 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Monika Kryemadhi shfaqet për herë të parë, që pas humbjes së Zgjedhjeve,...

Monika Kryemadhi shfaqet për herë të parë, që pas humbjes së Zgjedhjeve, e emocionuar përballë të rinjve në Jalë…

0
375
Zjarr Televizion Adccccc

Pas një mungese të gjatë në daljet publike, Monika Kryemadhi, është bërë e “gjallë” për herë të pare, që pas humbjes së Zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kryemadhi është shfaqur me një look të ri në ditën e tretë të kampit të LRI-së në Jalë. Me flokë të shkurtra, Kryemadhi u shfaq tepër e emocionuar pas fjalimit të Ardit Çelës, teksa ajo vetë nuk mbajti një fjalim në takimin e mbrëmjes së djeshme, mes të rinjve të LRI-së.

“Kam një falenderim të jashtëzakonshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë revolucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi.

Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufepritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.

Zjarr Tv Ad