Nga Artan Fuga
Kuvendi në kaos!
Me fjalimin e z. Sali Berisha sot në Kuvend, u shqep ligji i heshtjes që prej vitesh kishte zaptuar Kuvendin. Gjuha politike do të ndryshojë tërësisht!
Sherri tani do të bëhet së paku katërsh, dhe ne si qytetarë kemi nevojë për këtë sherr sepse do të prishi të gjitha ekuilibrat e vendosura nga lidershipi politik në këta tridhjetë vjet.
Prit se zoti Berisha ka “nxjerrë shejtanin nga shishja”, u ka thënë fjalën militantëve në foltoret e tij. Ata tani nuk mbyllen më kurrë në “shishe”.
Zoti Edi Rama nuk e përballon dot këtë kakofoni të rrezikshme që i nxjerr Kuvendin jashtë kontrolli, duke shtuar një dimension tjetër kakofonisë politike, sikurse ai i bisedës gjoja me qytetarët me anë e pyetësorit. Krizën ligjërimore nuk e zgjidh duke e konsideruar të paqenë dhe bërë si ai që kur s’i pëlqen muhabeti në tavolinë sheh nga dritarja dhe iu flet njerëzve që ecin në shi pa çadër!
Kriza politike po afron!
Gjithsesi qetësia brenda establishmentit politik është prishur. Ka vend për afera dyshe, kurse kur aktorët janë së paku pesë, karriget nuk mjaftojnë.
Janë së paku pesë persona për dy karrige, një në pushtet dhe një në opozitë. I pari ka monopolizuar pushtetin, i dyti opozitën. Po ne, thonë të tjerët? Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuriiii! E dini vallen besoj!




