Mediu zbulon “negociatat” me Bashën dhe Berishën, Dule i prerë: Nuk ka koalicion për zgjedhjet e 6 Marsit!

0
354

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e pjesshme, të cilaty do të mbahen në 6 Mars në 6 bashki të vendit.

Ai ka zbuluar gjatë një interviste në “ABC News” se pak ditë më parë janë takuar me dy kahet e ndryshme që janë krijuar brenda Partisë Demokratike. Konkretisht në radhët e mbështetësve të Bashës, aleatët kanë pasur një takim me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ndërsa në kampin tjetër janë pritur nga vetë Berisha por edhe nga Oerd Bylykbashi.

“Alibeaj është marrë me negociatat. Më ka takuar edhe mua edhe zotin Duka. E kemi thënë në takim që nuk është normale të ndahet PD sepse kjo është një kosto mbi Shkodrën dhe në zgjedhjet e ardhshme. Në palën tjetër jemi takuar edhe me zotin Berisha edhe me zotin Bylykbashi. Bindja ime politike ka qenë gjithmonë për një kandidat të përbashkët. Sidomos para një regjimi të tillë”, u shpreh Mediu.

Ndërkohë, kreu i PBDNJ Vangjel Dule hodhi poshtë mundësinë për të krijuar koalicion, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë takim me aleatët në këtë nivel që para zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Me Bashën apo Berishën? Kjo është çështje e Partisë Demokratike. Kandidaturat e grupimit të Berishës apo Bashës në plotësim të misionit të opozitës, po. Kjo është çështje që lidhet me objektivin. Ku ka pasur koalicion dhe bashkëpunim?! E kam thënë në këtë studio që një muaj e gjysmë para zgjedhjeve që nuk ka pasur asnjë kontakt në nivel koalicioni. Pasi zgjedhjeve nuk ka pasur”, tha Dule.

Zjarr Tv Ad