Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehi shkruan së nuk ka logjikë shkarkimi i Metës, kur për tre muaj i mbaron mandati. Shehi thekson se kjo është politikisht e gabuar për Shqipërinë.
“Çfarë logjike ka ta heqësh presidentin kur për 3 muaj i mbaron mandati, aq më tepër që në 3 muajt e fundit i hiqen dhe disa kompetenca.
Koha fizike po i mbaron. Koha institucionale zvogëlohet. Për çfarë po bëhet gjithë ky gjest i madh? Po bëhet për t’i thënë e treguar shqiptarëve që ne bëjmë çfarë të kemi qejf e nuk na ndalon kush. Gjykoj që është e gabuar politikisht për Shqipërinë. Kam gjykuar që ka qenë e gabuar edhe marrëveshja mes Ramës dhe Berishës në 2008-tën për të reduktuar kompetencat presidenciale.
Gjatë kësaj rruge ka pasur goditje ndaj presidentëve, shpeshherë të palogjikshme që e kanë dëmtuar institucionin. Presidenti, në letër, supozohet të jetë mbi palët. Por e dëgjuat si tha Rama, mund ta marrim dhe nga jashtë, si të jetë lojtar futbolli. Kjo tregon sesa poshtë e kanë zbritur rolin presidencial. Unë mbroj institucionin e presidentit sepse shteti shqiptar po degjeneron, po thërrmohet edhe në sy të botës.
Ne presim hapjen e negociatat, e kur vjen puna ne kemi një shtet që as nga ana formale nuk qëndron dot më.”-shkruan Shehi.




